MENU

Komisioneri për Gjuhët i Kosovës

	Office of the Language Commissioner

Country / Region

Republic of Kosovo

Name of Office

Office of the Language Commissioner

Historiku dhe mandati i Zyrës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në Prill të vitit 2012 në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Rregulloren Nr. 07/2012.

Mandati i Zyrës së Komisionerit për Gjuhët

Për më shumë informata klikoni këtu

Informata të rëndesishme

Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe kanë status të barabartë si gjuhë zyrtare dhe të drejta të barabarta për përdorimin e tyre në institucionet e Kosovës. Gjuha turke, boshnajke dhe rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare dhe në përdorim zyrtar në nivel komunal.
Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

Në Kosovë jetojnë gjithsej 1,739,825 banorë prej tyre 1,252,248 janë mbi moshën 15 vjeçare. Në regjistrimin e popullsisë 2011  është raportuar që nga personat mbi moshën 15 vjeç 28 369 (3,4%) flasin gjuhën shqipe si gjuhë të dytë krahas gjuhës amtare, 255 591 (30,4) gjuhën serbe, 49 729 (6,0%) gjuhën turke,47 779 (5,8) gjuhën boshnjake, 2 359 (0,3%) gjuhën rome, 254 474 (30,9%) gjuhën angleze, 115 480 (14,0%) gjuhën gjermane dhe 24 467 (3,0%) gjuhën frënge.
Për më shumë informata klikoni këtu.